Kryesore 274 raste të reja me Covid, Tirana si “zonë e kuqe”

274 raste të reja me Covid, Tirana si “zonë e kuqe”

Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 274 raste të reja me Covid. Numri më i lartë i rasteve është gjetur në Tiranë.

“Janë kryer 4,799 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 274 qytetarë, në këto bashki: 112 Tiranë, 17 raste në Fier, Elbasan, 16 raste në Shkodër, 15 raste në Vlorë, 14 raste në Lushnje, Gjirokastër, 9 Malësi e Madhe, 7 raste në Kurbin, 6 raste në Sarandë, 5 raste Vau i Dejës, 4 raste në Lezhë, Durrës, Kavajë, 3 raste në Has, Krujë, Kamëz, Përmet, Tepelenë, 2 raste në Kukës, Mat, Konispol, 1 rast në Tropojë, Mallakastër, Himarë, Korçë, Devoll, Berat, Kuçovë, Poliçan, Peqin”.

Aktualisht janë 1,752 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 37 pacientë. Fatmirësisht asnjë person nuk ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit. Mësohet se janë shëruar 46 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,549 që nga fillimi i epidemisë.