Aktualitet 3 viktima, kush po e godet Ervis Martinajn?

3 viktima, kush po e godet Ervis Martinajn?

23-vjeçari Brilant Martinaj, kushëri i Ervis Martinajt mbeti viktime e atentatit të trefishtë në Fushë-Krujë. Por, ky është rasti i tretë që njerëz të afërt të Ervis Martinaj vriten në atenate mafioze.

Në gusht të 2019 në Tiranë do ekzekutohej Santiago Malko. Për këtë ngjarje u dënua vetëm Bledi Teta me 25 burg.

Ndërsa në kërkim janë Leonard dhe Erlis Duka dhe disa persona te tjerë të cilët kishin rol në këtë organizimin dhe ekzekutimin e Malkos.

Motiv i vrasje ishte kontrolli i tregut i basteve sportive ku në njërin krahë qëndronte Malko dhe Martinaj dhe krahun tjetër vellezërit Duka.

Në 13 nentor te vitit të kaluar po në Tiranë do ekzekutohej Erigers Mihasi, lidhje e ngushtë e Ervis Martinajt.

9 muaj pas kësaj ngjarje nuk ka asnjë të arrestuar dhe mekanizmi i përdorur është i njëjtë më vrasjen e Brilant Martinajt, Diklen Vatës dhe Arbër Hoxhës.