Sport Si do të luajë Roma e Mourinho-s me Dybala: Zaniolo mund të...

Si do të luajë Roma e Mourinho-s me Dybala: Zaniolo mund të ndryshojë gjithçka

Paulo Dybala është një futbollist i ri i Roma-s. Mungon akoma zyrtarizimi, por tashmë operacionin është i mbyllur dhe argjentinasi do t’i bashkohet grupit të Jose Mourinho-s në orët e ardhshme.

Një goditje e madhe nga ana e klubit verdhekuq, që synon të ngushtojë në këtë mënyrë diferencat me skuadrat e mëdha të kampionatit italian dhe të hyjë në luftë për podiumin e Serisë A.

Ka një kuriozitet të madh për skemën që do të përdorë Special One me argjentinasin në ekip dhe hipotezat janë dy: argjentinasi mund të mbulojë rolin e fantazistit në skemën 4-2-3-1 mbrapa krahëve të Abraham, me Zaniolo dhe Pellegrini në zonën e ndërmjetme për të kërkuar raste për gola.

E dyta është që Joya të luajë rolin e sulmuesit të dytë në skemën 3-4-1-2 (ose 3-4-2-1) në krah të sulmuesit anglez pa numrin 22 verdhekuq, por me kapitenin në rolin e fantazistit.

Trajneri portugez e ka nisur sezonin e kaluar me skemën 4-2-3-1, por gjatë sezoni ka preferuar ta bëjë më kompakte skuadrën dhe të stabilizojë fazën mbrojtëse.

Me ardhjen e Dybala, përveç pozicionimit të Matic para mbrojtjes, gjërat mund të ndryshojnë: Mourinho ka treguar gjithmonë një vlerësim të madh për futbollistët me teknikë të madhe dhe në shumë raste ka vendosur gjithmonë t’i lërë pa shumë detyra mbrojtëse për të shmangur lodhjen e tyre.

Në rast se do të shihet përsëri kjo ide taktike mund të shihet një Roma me Rui Patricio në portë, Celik dhe Spinazzola (Zalewski) në krahë dhe dyshen e qendërmbrojtëse të formuar nga Smalling dhe Mancini. Cristante dhe Matic në mesfushë me Zaniolo, Dybala dhe Pellegrini në mbështetje të Abraham.

Hipoteza e dytë do të shihte disa sakrifica më shumë në repartin e sulmit: në skemën 3-4-2-1 (ose 3-4-1-2) portugezi duhet të alternojë tre xholat në mesfushën e avancuar në mbështetje të Abraham, me anglezin gjithmonë pikë referimi e sulmit verdhekuq.

Në disa raste mund të hidhet në fushë edhe një formacion me një sulm më të lehtë (Pellegrini-Zaniolo-Dybala), por, duke u bazuar tek ajo që ka ndodhur vitin e kaluar, Mou nuk heq dorë shpesh nga numri 9.

Pjesa më e madhe e skenarëve taktikë rrotullohen rreth qëndrimit ose jo të Nicolo Zaniolo: nëse italiani do të qëndrojë, Mourinho do të kishte shumë zgjidhje në dispozicion dhe lojtarë që do t’i garantonin alternativa të ndryshme.

Nga ana tjetër, nëse ish-lojtari i Inter-it do të largohet nga kryeqyteti i Italisë, atëherë trajneri do të duhet të gjejë një zgjedhje të re të përshtatshme me interpretuesit e rinj.

Kurioziteti për mënyrën si do të luajë Roma në sezonin e ardhshëm është shumë i madh dhe që nga ndeshja e radhës e verdhekuqve të gjithë sytë do të jenë te eksperimentet e mundshme të Mourinho-s.