Aktualitet 42 ditë pas infektimit me koronavirus, shërohet plotësisht Imzot George Frendo

42 ditë pas infektimit me koronavirus, shërohet plotësisht Imzot George Frendo

Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njëkohësisht presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot George Frendo, është shëruar nga koronavirusi, 42 ditë pas infektimit.

Lajmi është bërë i ditur nga Arqipeshkëvia Metropolitane Tiranë – Durrës që njofton se Imzot Frendo pritet të kthehet në Tiranë këtë të martë, të 15 dhjetor 2020.

“42 ditë pasi doli pozitiv me Covid 19 dhe 30 ditë pasi u dërgua në Itali për kurim, të shtunën 12 dhjetor 2020, Mons. George Frendo, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë – Durrësit, Presidenti i Konferences Ipeshvnore të Shqipërisë, është deklaruar i shëruar totalisht nga virusi. Ai pritet të kthehet në Tiranë këtë të martë, të 15 dhjetor 2020.

Imzot Frendo, dëshiron të falënderoj të gjithë ata që e kanë uruar për shërim sa më të shpejt dhe janë lutur për të. Po ashtu – përshëndes përzemërsisht grigjen time shumë të dashur – thekson Imzot Frendo, nga Kuvendi i Fretërve Françeskan Kapuçin në Bari ku ndodhet aktualisht.”, shkruhet në rrjetin social të Arqipeshkëvisë Metropolitane Tiranë – Durrës.