Sport 63 kartonë të verdhë dhe 5 të kuq, Xhaka: Nuk i bëj...

63 kartonë të verdhë dhe 5 të kuq, Xhaka: Nuk i bëj me qëllim ndërhyrjet, por nuk ndryshoj

Granit Xhaka u ndëshkua për herë të pestë me kartonin e kuq prej vitit 2016 kur ka veshur për herë të parë fanellën e Arsenal. Në koleksionin e mesfushorit me origjinë shqiptare janë të regjistruar edhe 63 kartonë të verdhë, megjithatë në një prononcim të fundit, 29-vjeçari thekson se ndërhyrjet nuk i bën me qëllim dhe se nuk ka për ta ndryshuar stilin e tij agresiv në fushë.

“Nuk është se unë i bëj me plan ndërhyrjet në fushë, nuk bëj asgjë me qëllim. Por, ndonjëherë jam në një situate 50 me 50 dhe unë vendos të rrezikoj. E di që të gjithë mund të pyesin pse unë rrezikoj, por kjo është mënyra ime. Nuk mund ta ndryshoj stilin tim, por mendoj se mund dhe duhet të përmirësohem në këtë aspekt.

Megjithatë, në rastin e fundit kur u ndëshkova me të kuq për ndërhyrjen ndaj Jotës, nëse ai do të shënonte gol, të gjithë do të thonin se pse nuk e ndalova atë. Por, në momentin që e bëra këtë, kritikohem pse mora kartonin e kuq.

Të gjithë pas ndeshjes kur flasin mund të bëhen më të zgjuar, edhe unë kur e shoh në përsëritje kam dyshimet e mia nëse duhej të isha futur në duel dhe në fakt mendoj se nuk duhej të kisha ndërhyrë”, u shpreh Xhaka.