Kryesore “7 Korriku është vetëm fillimi”, Berisha-oligarkëve: Mos inkriminoni veten me Ramën

“7 Korriku është vetëm fillimi”, Berisha-oligarkëve: Mos inkriminoni veten me Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama dhe ka thënë që 7 Korriku është vetëm fillimi. Ai u shpreh se kreu i qeverisë ka tejkaluar çdo lloj vije të kuqe me qëndrimin cinik ndaj qytetarëve.

“Edi Ramës i them se ky është vetëm fillimi. Edvin, 7 Korriku është vetëm fillimi. Të garantoj dhe dije mirë që fjala ime është fjalë. Është fillimi sepse ka tejkaluar çdo lloj vije të kuqe me qëndrimin cinik, shpërfillës, për të mos thënë dhe poshtërues ndaj qytetarëve e vendimet e tij”, u shpreh Berisha.

Thirrje pati edhe për ata që i quan oligarkë, të cilëve u tha që të mos e inkriminojnë veten me Edi Ramën. Sipas tij, Partia Demokratike është e angazhuar dhe të gjitha aktet kriminale të grabitjeve të pasurisë publike nuk do të ngelen pa përgjigje.

“I bëj thirrje këtyre oligarkëve, mos e inkriminoni veten me Edi Ramën. Nuk do gëzoni pasuri duke e ndarë me Edi Ramën dhe njerëzit e tij. Ky është një zotim solemn. Këto akte kriminale nuk do mbeten pa përgjigje. Mos vidhni me Edi Ramën. Mos u bëni bashkëvjedhës me Edi Ramën. Mos plaçkisni pasurinë publike me Edi Ramën dhe me ministrat e tij. Ai është kapur në flagrancë me inceneratorët, me çështjen e Butrintit. Nuk mund të kurrë, t’i shpëtojë ky njeri ligjeve të vendit dhe ndërkombëtare”, u shpreh Berisha.