Sport 80 milion euro dhe Dembele, formula për rikthimin e Neymar në “Camp...

80 milion euro dhe Dembele, formula për rikthimin e Neymar në “Camp Nou”

Transferimi i mundshëm i Neymar Juniorit nga PSG te Barcelona vijon të jetë temë kryesore në çdo sesion merkatoje vitet e fundit. Sigurisht që për shkak të krizës së shkaktuar nga COVID-19 Barcelona nuk i ka paratë për të kthyer në “Camp Nou” brazilianin, me gjithë presionin e vazhdueshëm që po ushtron sulmuesi te drejtuesit e klubit francez.

Sipas “El Chiringuito” ekziston një mënyrë për ta bërë të mundur këtë transferim, duke kënaqur edhe PSG-në. Kampionët e francez do të ishin të gatshëm të privoheshin nga braziliani nëse “blaugranat” japin 80 milionë euro “cash” dhe kartonin e Ausmane Dembelesë. Në fakt, sulmuesi francez i Barçës ka zhgënjyer totalisht në Spanjë, ku mbërriti pasi la Borussian e Dortmundit në vitin 2017.

“Bglaugranat” janë të gatshëm ta shesin e kur bëhet fjalë për kthimin e Neymarit në “Camp Nou” do ta merrnin në konsideratë këtë mundësi shkëmbimi (plus 80 milionë euro në favor të PSG).