Bota 9 fakte që duhet t’i dini rreth vizave për bashkëshortë në Australi

9 fakte që duhet t’i dini rreth vizave për bashkëshortë në Australi

Çdo vit, dhjetëra e mijëra australianë bëjnë kërkesë për të sjellë në Australi bashkëshortët e tyre më kombësi të huaj.

Procesi është plot stres, dokumentet janë të ndërlikuara dhe vendimet marrin kohe.

Ja 9 fakte që do t’ju vijnë ne ndihmë nëse doni t’i jepni kërkesës suaj dhe marrëdhënies suaj shanse të vërteta suksesi.

1 – Kushton

Më një çmim gati $7,000, vizat australiane për bashkëshortë janë më të shtrenjtat në botë. Arsyeja nuk dihet dhe çmimi është rritur shumë kohët e fundit.

Por nuk është vetëm pagesa e mësipërme e cila në fakt i kalon shtetit. Kosto është edhe pagesa për agjentin/en, analizat dhe kontrollet shëndetësore dhe vërtetimet rreth gjendjes penale.

Peter Michalopoulos, nga Ethos Migration thotë se çmimi për përgatitjen e një kërkese shkon nga $3,000 deri $5,000.

“Kur mendon sasinë e pagesës për shtetin, atëherë duhet të sigurohesh që kërkesa është përgatitur mirë. Këtë mund t’a bësh me një agjent”, thotë ai.

2 – Procedura merr më shumë se një vit

Departamënti i Imigracionit nuk ka tavan në numrin e vizave të dhëna në vit për bashkëshortët – por vizat jepen në baze të planeve të caktuara dhe kjo e kufizon indirekt numrin e vizave që jepen çdo vit.

Për momentin niveli i planifikuar është 47,825 viza në vit, por departamenti ka ne radhë më shumë se 70,000 viza. Dhe kjo është arsyeja pse pritja është e gjatë, dhe shkon gati 12-18 muaj.

Dhe megjithëse ti mund të presësh ne ankth, departamenti nuk të jep asnjë informacion gjatë kësaj kohe. Dhe jo vetëm kaq, por nëse nuk ke njohuritë e duhura, disa nga dokumentet që ke përgatitur mund të skadojnë duke sjellë vonesa të tjera.

3 – Nëse jeni të martuar, nuk është e nevojshme që të prisni për 12 muaj përpara se të dorëzoni kërkesën.

Ka dy lloje kërkesash. Kërkesë në bazë të bashkëjetesës ku kusht kryesor është bashkëjetesa për 12 muaj përpara se të bëhet kërkesa. Lloji tjetër është kërkesa në baze të martesës.

Ne të dyja rastet, çiftit i kërkohet që të provojë se ka një marrëdhënie afatgjatë dhe të qëndrueshme. Personat e të njëjtës gjini duhet të ndjekin kërkesën për bashkëjetese, edhe pse mund të jenë të martuar në një shtet tjetër.

4 – Dokumentet janë çelësi

“Një nga gabimet më të mëdha është fakti që shumë mendojnë se meqenëse janë në një marrëdhënie të vërtetë, një gjë të tillë do ta mendojë edhe departamenti”, thotë Zeke Bentley nga The Migration Place ne Brisbane.

Sipas tij, departamenti merr një numër kërkesash ku në fakt marrëdhënia nuk është e vërtetë, dhe për ketë arsye çdo kërkese analizohet dhe hetohet në detaj.

Çifti duhet të provojë me dokumente që jeton së bashku, që ka përgjegjësi të përbashkëta financiare, sociale dhe plane të përbashkëta për të ardhmen. Çdo detaj hetohet dhe krahasohet më të dhënat e brendshme që ka departamenti.

5 – Marrëdhëniet në distance janë më të vështira për tu evidentuar

Petër Michalopoulos mendon se kur çifti nuk jeton bashkë, çështja bëhet më e vështirë sepse mungojnë provat.

Në këto rastë ka rendësi që të përgatitën materiale të tjera që do të plotësonin boshllëkun në evidencë. Deklarata nga anëtarët e familjes duhet të përmbajnë informacionet e duhura që do të tregonin ekzistencën e një marrëdhënieje të vërtetë dhe të gjatë.

6 – E vërteta ka rëndësi, por ajo duhet të shpjegohet siç duhet

Të gjithë flasin për rendësinë e të së vërtetës në faktet e dhëna me kërkesën. Informacionet e pavërteta e dëmtojnë një kërkesë dhe shkaktojnë probleme në të ardhmen.

Personat që nuk japin informacionet e sakta mund të mos kenë të drejtë që të marrin vizë australiane për 10 vjet. Në kërkesë duhet të deklarohet çdo detaj shëndetësor, veprat penale, bile edhe gjobat në trafik.

Por në të njëjtën kohë ka shumë rëndësi që këto lloj informacionesh të shpjegohen ashtu siç duhet që të mos keqkuptohen më vonë.

7 – Kriteret shëndetësore janë strikte

Kriter i vizës është edhe kontrolli mjekësor jo vetëm për personin kryesor, por edhe për fëmijët e tyre (nëse kane), edhe pse këta të fundit mund të mos jetojnë apo emigrojnë me ta.

Për shumë persona të divorcuar që ndoshta nuk kanë një marrëdhënie paqësore më ish-bashkëshortët, kërkesa për kontrolle mjekësore për fëmijët është e vështirë.

Por arsyeja është fakti që sipas departamentit, një ditë ky fëmijë mund të kërkojë të emigrojë në Australi për të jetuar më prindin, dhe një sëmundje mund të sjellë shpenzime për taksapaguesit australianë.

Sëmundjet e lehta nuk janë problem, por SIDA, sëmundjet mendore, ato të zemrës etj, të cilat kërkojnë kontrolle të rregullta shëndetësore dhe kujdes mjekësor janë pengesa të vështira për t’u kapërcyer.

8 – Ndjekjet penale duhet të deklarohen

Kriteret e vizës kërkojnë një karakter të pastër dhe asnjë dënim penal. Ndjekjet penale, edhe ato të lehtat mund të sjellin refuzim.

Dënimet për më shumë se 12 muaj burg janë arsye për refuzim të menjëhershëm. Të tjerat duhet të paraqiten siç duhet.

“Disa persona mund të kenë gabuar para 20 viteve, kanë ndryshuar dhe kanë ecur përpara, por fatkeqësisht përsëri nuk janë në gjendje që të marrin vizë”, thotë Michalopoulos.

Të pandjekur duhet të jenë edhe bashkëshortët australianë. Nëse një sponsor australian ka qenë i dënuar, departamenti duhet të informoje personin që ka bërë kërkesën dhe nëse sponsori refuzon që të japë leje për t’a bere një gjë të tillë, viza refuzohet.

9 – Nëse je në Australi, kërkesën duhet ta bësh në momentin e duhur

Të gjithë agjentët përmendin rendësinë e respektimit të kushteve të vizave australiane dhe afateve të tyre të skadencës.

Nëse thyhen këto, atëherë rrjedhojat janë të rënda dhe kërkesat për viza në të ardhmen mund të refuzohen. Përjashtime bëhen vetëm në raste të rralla.

Në momentin që bën kërkesë për vizë bashkeshortësh dhe viza që ke për momentin skadon, në fuqi vjen një vize tjetër e quajtur ‘Bridging Visa’ e cila të jep të drejta për Medicare dhe punë.

Burimi: SBS