Kryesore Kuvendi zgjedh drejtuesin e ILD-së

Kuvendi zgjedh drejtuesin e ILD-së

Në seancën e parë parlamentare të këtij viti, Kuvendi votoi për drejtuesin e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Me 98 vota pro, do të jetë Artur Metani, i cili do të drejtojë ILD-në.

Menjëherë pas votimit të deputetëve, ai bëri edhe betimin në foltoren e Kuvendit. Artur Metani është vëllai i deputetes socialiste Eglantina Gjermeni. Ndaj kandidaturës së tij votuan kundër 8 deputetë.

Metani kryesonte listën e KED për kandidatët që garonin për ILD-në. Ai kishte 89.6 pikë. Pastaj vinin Sokol Stojani me 89 pikë, Joana Asimi Sorraj 82.5 pikë, Eris Hysi 78.3 pikë dhe Lindita Troja me 63.4 pikë.