Aktualitet 9 raste me Covid-19 në Kukës, Gjici: Virusi na erdhi andej nga...

9 raste me Covid-19 në Kukës, Gjici: Virusi na erdhi andej nga nuk e prisnim

Qyteti i Kukësit ka shënuar për të tretën ditë radhazi persona të infektuar me Covid-19, duke e çuar në nëntë numrin e personave të prekur.

Prej tyre, më shumë se gjysma janë personel mjekësor i spitalit rajonal, duke shënuar një rast të paprecedentë në vendin tonë, ku infektimi në një qytet të përhapet nga bluzat e bardha.

Për këtë rast ka reaguar edhe vete kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i cili është shprehur se duhet një bashkëpunim edhe nga qytetarët që të tregojnë kontaktet me personat e infektuar, ndërsa thekson se koronavirusi u përhap pikërisht nga aty ku nuk pritej.

Ndërkohë, në qytetin e Kukësit, pas hetimit epidemiologjik, janë marrë një numër i konsiderueshëm tamponesh nga personat e kontaktit me të infektuarit.