Një punonjës policie në qytetin e Korçës dyshohet se është infektuar me COVID-19.
Polici është nisur me ambulancë drejt Tiranës, raporton A2.
Mësohet se ai ka ardhur nga Greqia para 10 ditësh.
Qyteti i Korçës po përjeton ditë vërtetë të vështira. Pas rasteve të para me koronavirus, numri i të prekurve në këtë qytet u rrit menjëherë ditën e martë. Përveç rasteve të konstatuara pozitive me Covid-19, një numër i konsiderueshëm personash tani janë në karantinë për shkak të kontakteve që mund të kenë pasur me personat e infektuar