Ndërsa numri i rasteve të koronavirusit dhe vdekjeve vazhdon të rritet, po ashtu edhe numri i personave që janë infektuar dhe janë shëruar vijon të shtohet.
Më shumë se 330,000 persona janë shëruar nga koronavirusi, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
Në realitet ky numër ka të ngjarë të jetë më i lartë duke pasur parasysh që shumë njerëz nuk e dinë nëse e kanë pasur virusin apo jo.
Kina udhëheq në listën e pacientëve të rikuperuar, më shumë se 77,000 persona, e ndjekur nga Spanja me më shumë se 48,000, më pas dhe Gjermania me më shumë se 46,000 persona dhe Irani me më shumë se 29,000 persona.