Këngëtarja e popit e cila sapo ka regjistruar albumin e saj të ri “Chromatica” ka hequr dorë nga paketat e cigareve. Madje tani po mendon t’i thotë lamtumirë edhe shisheve me alkool.
“Kam hequr dorë nga duhani dhe do doja të bëja të njëjtën gjë edhe me alkoolin”, ka thënë këngëtarja 34-vjeçare në një intervistë në Apple Music Show. Gjatë kohës që ka regjistruar albumin më të ri, i cili do të dalë më 29 maj, Lady Gaga tregon se ka konsumuar shumë cigare, por papritur një moment vendosi të heqë dorë.
“Kur mbarova albumin, hoqa dorë edhe nga cigaret. Ka qenë gjëja më e çuditshme, por edhe më e bukur që më ka ndodhur në jetën time. Mund të them se muzika e këtij albumi sikur më ka shëruar, sepse më bëri të heq dorë nga një ves”, tregon Gaga. Gjithashtu, ajo ka treguar se dëshiron të heqë dorë nga edhe nga alkooli. Sigurisht këto vendime nuk ndikojnë në mënyrën se si këngëtarja ekstravagante e koncepton jetën. Ajo ecën me parimin: “Jam krejtësisht e përsosur në papërsosmërinë time”.