Bota Pesë të vdekur dhe mbi 300 raste të reja me Covid-19 në...

Pesë të vdekur dhe mbi 300 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën pesë qytetarë, ndërsa nga kryerja e 1327 testeve të dyshuara për Covid-19, 329 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Instituti i Shëndetit Publik thotë se krahas të infektuarve listës së të shëruarve i janë shtuar në orët e fundit 555 qytetarë.

“Numri total i rasteve pozitive është 46.909 raste nga 164.548 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.203 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 555 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.155 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.551”, thuhet në njoftim.

Rastet pozitive: Komuna Prishtinë 149 raste, Pejë 20 raste, Drenas 19 raste, Podujevë 17 raste, Gjakovë 16 raste, Lipjan 16 raste, Mitrovicë 15 raste, Ferizaj 11 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Obiliq 8 raste, Istog 6 raste, Klinë 5 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Vushtrri 5 raste, Gjilan 4 raste, Prizren 4 raste, Suharekë 4 raste, Deçan 3 raste, Dragash 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë dhe Skenderaj.