Aktualitet Lufta kundër dhunës në familje dhe online, kryetari i Unionit të Gjyqtarëve...

Lufta kundër dhunës në familje dhe online, kryetari i Unionit të Gjyqtarëve vlerëson punën e Policisë së Shtetit

Kreu i Unionit të Gjyqtarëve Gert Hoxha ka vlerësuar punën e Policisë së Shtetit në luftën kundër dhunës në familje dhe asaj online. Gjatë takimit të mbajtur në ambientet e Kuvendit, ku morën pjesë ministra, përfaqësues institucionesh, diplomatë dhe OJF për të drejtat e njeriut, në lidhje me masat që duhen marrë ndaj krimit kibernetik, z. Hoxha u shpreh se ka vlerësim maksimal për ndihmesën që po jep Policia e Shtetit në luftën ndaj kësaj tipologjie krimesh.

“Sa i përket provueshmërisë së veprave penale, ndaj të njëjtin qëndrim me z. Ministër Balla dhe, në emër edhe të gjyqtarëve dëshiroj të shpreh vlerësimin maksimal për ndihmesën që po jep Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme në përballimin me sukses të situatave të vështira që kanë të bëjnë me dhunën në familje dhe bullizmin kibernetik. Por do të dëshiroja të kishim një hetim më të mirë dhe kjo vlen edhe për oficerët e OPGJ”, u shpreh kreu i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë.

Ministri Balla bëri ditën e djeshme një komunikim në lidhje me masat e marra për mbrojtjen e një gjyqtari në Shkodër, të cilit i vendosën lëndë eksplozive në hyrje të banesës.