Barcelona, praktikisht jashtë Champions League-s që në fazën e 1\8-ave. “Blaugranat” zhgënjyen në sfidën e parë të këtij raundi përballë PSG-në, në “Camp Nou”, ku u mposhtën thellë 1-4 ku protagonist absolut ishte Mbappé. Një dështim i rëndë ky për një ekip që është kualifikuar në çerekfinale në 13 edicionet e fundit të këtij kompeticionit. Goli i shënuar nga Lionel Messi me 11-metërsh në minutën e 27-të (penalltia u fitua nga de Jong) ishte thjesht një shkëndijë e rremë, pasi parizienët barazuan shumë shpejt me Mbappenë, pas një aksioni perfekt.
Sapo nisi fraksioni i dytë talenti francez realizoi golin e 1-2, për të ardhur më pas te finalizimi i Moise Kean. Por makthi për katalanët nuk kishte përfunduar, pasi Mbappe shënoi të tretin personal pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, duke marrë në shtëpi topin e ndeshjes. Zhgënjim për Messin me shokë, që vështirë që do të mund të përmbysin këtë humbje të thellë në “Parc des Princes”.
Shumë pranë kualifikimit në çerekfinale edhe Liverpooli, që fitoi 0-2 në takimin e parë përballë Leipzigut. Për “The Reds” shënuan dy sulmuesit kryesorë, Salah dhe Mane respektivisht në minutat 53’ dhe 58’.