Politika Yuri Kim takim me Edi Ramën në Kryeministri, çfarë diskutuan

Yuri Kim takim me Edi Ramën në Kryeministri, çfarë diskutuan

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin Edi Rama, në Kryeministri.

Kim dhe Rama kanë biseduar për rreth 60 minuta. Mësohet në fokus të këtij takimi ka qenë çështja e zgjedhjeve si dhe stërvitja ushtarake e NATO-s, Defender 21.

Kjo është vizita e parë e Kim në Kryeministri pas zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

Ndërkohë një ditë më parë ambasadorja amerikane uroi Ramën për fitoren e zgjedhjeve dhe ishte e gatshme për vijimin e bashkëpunimit me qeverinë e re.