Interi mund të bëjë një nga goditjet më të bujshme të merkatos verore. Në fakt, siç raportohet nga “Sky”, zikaltrit ia kanë vënë syrin mesfushorit të Milanit, Hakan Calhanoglu. Kontrata që e lidh lojtarin me klubin kuqezi do të skadojë më 30 qershor dhe negociatat e rinovimit që janë kryer gjatë muajve të fundit nuk kanë pasur efektet e dëshiruara.
Prandaj, Interi jo vetëm që mund të forcojë mesfushën e tij, duke i siguruar Simone Inzaghi një element, i cili tashmë e njeh kampionatin italian në mënyrë të përsosur, por mund të mbyllë një operacion të shkëlqyeshëm, duke e marrë turkun falas.
Përpjekja për ta veshur zikatër Calhanoglu tashmë është duke u zhvilluar dhe lajmet e rëndësishme mund të mbërrijnë në një kohë të shkurtër. Marrëveshja me të vërtetë duket shumë e afërt. Calhanoglu, 27 vjeç, u bashkua me Milanin në verën e vitit 2017 për 22 milionë euro dhe ka luajtur një total prej 172 ndeshjesh gjatë katër sezoneve të fundit.