Gara hapësinore mes rivalëve tokësore me një zhvillim të ri
Kina synon të nisë tre misione pa pilot në Hënë pas zbulimit të një minerali të ri hënor që mund të jetë një burim energjie në të ardhmen.
Gara hapësinore midis Kinës dhe SHBA-së po përshpejtohet pasi Administrata Kombëtare e Hapësirës së Pekinit dha lejen për të nisur tre misione në Hënë gjatë 10 viteve të ardhshme.
Lajmi vjen një ditë pasi Kina u bë vendi i tretë që zbuloi një mineral të ri hënor, të cilin e quajti Changesite-(Y), raporton Global Times.
Misioni i Kinës Chang’e-5 mori mostra nga hëna në vitin 2020 dhe Global Times e përshkroi atë si një “mineral fosfat kristal kolone” i gjetur në grimcat e shkëmbinjve hënor. Minerali përmban helium-3, i cili mund të jetë një burim energjie në të ardhmen.
Minierat në Hënë mund të jenë pika e radhës e tensionit mes vendeve pasi NASA po eksploron edhe polin jugor të hënës ku Kina planifikon të ndërtojë një stacion kërkimor në bashkëpunim me Rusinë, raporton Business Insider.
SHBA është ende i vetmi vend që ka dërguar astronautë në Hënë, dhe hera e fundit që u ul ishte pothuajse 50 vjet më parë në misionin Apollo 17.