Me kërkesë të prokurorisë Gjykata në Durrës vendosi këtë të premten sekuestrimin e 11 pasurive në pronësi të Klejdi Abdylit dhe familjarëve të tij.
Abdyli u arrestua në 2019-n nga policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge nga Italia.
Në njoftimin për mediat, prokuroria e Durrësit thotë se janë sekuestruar 6 apartamente, 3 automjete, garazh dhe 3 llogari bankare në pronësi të personit në fjalë dhe familjarëve të tij.
Këto pasuri dyshohet se burojnë pikërisht nga aktiviteti kriminal të Klejdi Abdylit në shtetin fqinj.