Perandoria Osmane zgjati nga 1299 në 1923.
Është shteti paraardhës i Republikës së Turqisë së sotme dhe një nga perandoritë më të mëdha në histori.
Përfshiu 22,9 milion km² në kulmin e lulëzimit në shekullin XVI duke mbajtur të pushtuara viset nga Afrika Veriore, Lindja e Afërt, Kaukazi deri në Evropë.
Ishte rivali kryesor i shteteve evropiane kundër të cilave ndërmori shumë fushata ushtarake.
Brenda perandorisë mbizotëronte rendi ushtarak dhe aristokracia e zgjedhur e padishahut ose sulltanit, sovranit të shtetit.
Kryeqyteti ishte Stambolli (Kostandinopoja).
Shekujt XVI dhe XVII ishin kulmi i lulëzimit të kësaj perandorie, ndërsa në shekujt XVIII dhe XIX luftërat e shpeshta me Rusinë dhe Austro-Hungarinë shënojnë rënien e saj.