Zëvendëskryeministri Erion Braçe njihet si një dashamirës i sportit dhe tifoz i flaktë i skuadrës së Partizanit.
Braçe foli në “Dita Jonë” në A2News për derbin e së premtes me Tiranën, por edhe për ngjarjet e turpshme të një dite më parë në Kamzë ku tifozët dhunuan arbitrin e ndeshjes.
Sa i përket derbit, Braçe u shpreh se e shqetëson fakti i klimës së krijuar nga tifozët e Tiranës, që sipas tij është e dhunshme.
“Unë u mërzita për ambientin. Për shkak edhe se zhvillohej në fushën e Tiranës, më bën përshtypje ambienti i dhunshëm që krijohet. Shajnë njëra palë, mamanë, motrën, e pastaj kthehet nga ana tjetër kjo gjë. Kam parë prindër që janë larguar nga stadiumi kur shtëllungat e tymin zunë fushën. Tirana nuk është ekip më poshtë se Partizani, evidente është 20 pikë, por nga pikëpamja sportive mund nuk më duket se kishte diferenca të mëdha në fushë. Problemi është te ambienti. Nëse Partizani ka mbështetje edhe kur luan jashtë, në krahun tjetër ka një ambient që nuk ka asnjë lloj interesi që lidhet me ekipin, është një ambient i dhunshëm, që herë e ka me presidentin dhe herë me ne që shkojnë në stadium dhe jemi kundërshtarë të tyre. Shpesh herë konfliktohet edhe brenda vetes. Në krahun tjetër, natyrisht që ka të bëjë me atë që luhet në fushë. Ato janë ndeshje që fitohen edhe me gjysmë goli. Nëse arbitri do i kishte sytë në vend, kishte një prekje me dorë”
Dhuna në Kamzë
“Ajo që ndodhi në Kamzë është e paimagjinueshme. Nuk qëndron problemi te policia, pasi ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe me prezencën e policisë Brenda në stadium. Për mua duhet të veprojë ligji me shumë forcë. Njerëzit duhet të përballen me ligjin dhe drejtësinë. Duhet të ndryshojë ligji që këta njerëz të futen në stadium. Duhet të merremi me ambientin. Të diskutohet edhe modeli anglez, të dënohesh me 5 vite për t’u future në stadium”.
Më mirë një kupë e ngritur nga Partizani apo fitorja në zgjedhje?
“Zgjedhjet janë një histori tjetër. E vetmja kupë që unë dua këtë vit Partizani. Dje e morën vajzat e Partizanit kupën në volejboll. Vajzat janë këmbëmbara. Mesa duket do vijojë me radhë”, u shpreh Braçe.