Ne të gjithë e dimë se cilat pjesë të trupit të femrës meshkujt duan të eksplorojnë, por ka më shumë se sa vagina, gjinjtë dhe të pasmet. Është e vërtetë që pjesa më e madhe e mbaresave nervore është e përqendruar në këto pjesë, por sensorët e kënaqësisë ndodhen në të gjithë trupin e saj, dhe për t’i gjetur duhet stimuluar sa më shumë. Prandaj ajo që quhet paralojë është tepër e rëndësishme.
1 – Flokët
Mbajtja e flokëve në formë të shkëlqyer nuk është arsyeja e vetme pse gratë shkojnë te parukieret. Procesi i larjes, prerje, ngjyrosjes e stilimit në fakt është një çlirim stresi. Prekni butësisht flokët e saj, dhe bëjini masazh në qafë apo kokë
2 – Tek legeni
Të përqendrohesh te legeni i saj është një ide e mirë, por gjithashtu duhet t’i rezistoni idesë së prekurit të vaginës së saj meqë është shumë pranë. Ngacmimi në pjesët e brendshme të kofshëve të saj, e puthjet do ta nxehin atë.
3 – Pjesa e brendshme e kofshëve
Duke i prekur pjesën e brendshme të kofshëve pa kaluar në zonën vaginale do të bëjë një paralojë të shkëlqyer për ta nxehur atë. Përdorni duart dhe gojën për t’u kujdesur e puthur kofshët e saj.
4 – Këmbët
Ka disa mënyra të mira për ta relaksuar pas një dite të lodhshme partneren tuaj. Një masazh i mirë me vaj jo vetëm që do ta çlodhte por do t’i shtonte dëshirën për seks.
5 – Veshët
Prekja, puthja si dhe kafshimi lehtë i veshit të partneres është një faktor lumturie shtesë për të. Shumica e femrave i kënaqen ndjesisë së të pasurit buzët e mashkullit tek veshi i tyre.
6 – Duart
Njerëzit shpesh përdorin duart e tyre si mjete për të kënaqur partnerët, por rrallë ata e marrin parasysh potencialin e kënaqësisë së stimuluar nga vetë duart. Përqendrohuni tek pëllëmba e dorës së një gruaje.
7 – Pjesa e prapme e gjunjëve
Kjo zonë është një nga zonat që meshkujve nuk u shkon kurrë në mendje për të stimuluar një femër, por në fakt ajo është shumë e ndjeshme. Nëse kujdeseni me butësi për pjesën e prapme të gjunjëve do e kënaqë pa masë atë.
8 – Dora në shpatulla
Mënyra më e mirë për të udhëhequr partneren tënde në mes të një turme është t’i hedhësh dorën mbi supe. Ky gjest i vogël tregon se ti e mbron atë, dhe nëse e puth vazhdimisht në këtë qëndrim, i bën t’i rrahë zemra fort.
9 – Në klavikulë
Mos harroni t’i tregoni vlerësimin tuaj për bukurinë e saj me prekje dhe puthje. Kushtojini vëmendje klavikulës, që është një pjesë seksi tek një femër. Zbërtheni këmishën e saj për t’i zbuluar klavikulën.
10 – Qafa
Sapo keni përballë qafën e saj, jepini disa puthje të lehta. Në Japoninë e Lashtë, pjesa e prapme e qafës së femrës shihej si gjë shumë tërheqëse nga meshkujt. Kurse në kohët e sotme ajo neglizhohet
11 – Çdo gjë tjetër
Çdo centimetër i trupit të saj është i mbuluar me pjesë nervore që stimulohen nga prekja. Eksploroni sa më shumë për të kuptuar pjesët ku partnerja juaj ndizet.