Konspiracionistët janë të bindur se Greta Thunberg është një vajzë që “ka udhëtuar në kohë për të na shpëtuar”, pasi në internet po qarkullon një foto e një vajze që i ngjan shumë asaj, e bërë 121 vite më parë.
Në foto duken 3 fëmijë që po nxjerrin ujë nga një pus në Jukon të Kanadasë, në vitin 1898. Në këtë foto duket një vajzë e re që ngjan me aktivisten 16-vjeçare suedeze të ndryshimeve klimatike.
Fotografia është zbuluar në arkivat e Universitetit të Uashingtonit dhe përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë shpërndarë menjëherë, së bashku me teoritë e tyre konspirative.
“Greta në një foto të parë 121 viteve. Ajo udhëton në kohë dhe ka ardhur për të na shpëtuar”, shkruan një përdorues i Twitter.
Ndërsa një tjetër shton: “Ndoshta është nga e ardhmja dhe udhëton në të shkuarën, në momente të caktuara historike për të ndaluar ndryshimet klimatike”.
Greta aktualisht po drejton akuzën për ndryshimin e klimës.
Greta ka frymëzuar një brez për të vepruar kundër ndryshimeve klimatike, duke nxitur biseda të zjarrta në disa prej platformave më të mëdha në botë. Një vit më parë, ajo doli nga shkolla vetë dhe paralajmëroi prindërit dhe mësuesit e saj se nuk do të ktheheshin në mësime derisa të rriturit të fillonin të punonin për t’i dhënë fund krizës klimatike.
Në fillim të këtij viti, asaj iu bashkuan miliona njerëz nga 150 vende të globit duke protestuar për mungesën e veprimeve për ndryshimin e klimës.