Pas grupeve të kërkim shpëtimit, vlerësimit të banesave dhe ekspertëve për nxjerrjen e fajtorëve, kryeministri Edi Rama u shpreh sot se ka ftuar edhe arkitektë të huaj për rindërtimin e banesave që janë shembur nga tërmeti.
“Kryetari i Komitetit Ahmetaj është përgjegjës për të sjellë një rend dite dhe për të informuar Komitetin. Nuk do të doja të fusnim hundët në punët e tyre (shoqatat), por të arrijmë që fondin e buxhetit dhe të qytetarëve. Ajo që ne duam të imponojmë është që të bëjmë maksimumin mos të ketë veprime sporadike. Mua nuk më pëlqen ideja që në këtë situatë të çohet njëri dhe niset me zemër të mirë dhe bën një shtëpi, pa qenë paraprakisht i dakordësuar mbi një plan dhe disa standarde. Në mbledhjen e ardhshme do të kemi shumë informacion. Kemi ftuar edhe arkitektë të huaj për të krijuar një masë projektesh mbi disa standarde. Në këto shtëpi të rrënuara duhet të çojmë një standard të ri për jetën e re që do të nisë”, tha Rama gjatë mbledhjes së Komitetit Kombëtar të Rindërtimit.