Kuriozitete Projektligji i pazakontë i shtetit amerikan të Vermontit: Jo celularë nën 21...

Projektligji i pazakontë i shtetit amerikan të Vermontit: Jo celularë nën 21 vjeç!

Në shtetin amerikan të Vermontit, mund të ndodh që të rinjtë që janë rritur në botën online me smartphone, nuk do të lejohen më ta përdorin atë.

Konkretisht, në këtë shtet u propozua një projekt-ligj që do të ndalojë posedimin dhe përdorimin e telefonave celularë nën moshën 21 vjeç dhe arsyeja e cituar nga senatori John Rodgers në projektligj, është konsideruar si gati e pabesueshme.

Sipas tij, njerëzit nën 21 vjeç nuk janë ende të pjekur sa duhet për të zotëruar dhe përdorur telefona celularë. Ai citon abuzimin nga të rinjtë përmes telefonit (i cili mund të çojë në vetëvrasje) si shembuj të kësaj papjekurie, si dhe numrin në rritje të aksidenteve në makinë të shkaktuara nga shoferë të rinj, të cilët, më tepër sesa rrugës, i kanë kushtuar vëmendje ekraneve të smartphone.

Nëse nën moshën 21-vjeçare nuk janë mjaft të pjekur për të mbajtur armë, pirë cigare ose alkool, atëherë i njëjti rregull duhet të zbatohet për telefonat inteligjentë, thuhet në projektligj.

Për ata që shkelin ligjin, pra nën 21-vjeçarët, ndëshkimi shkon nga 1 mijë dollarë gjobë, deri në një vit burg.

Kujtojmë se ky është thjesht një projektligj, i përfolur si më pak ose aspak mundësi për t’u miratuar.