Shërbimi Meteorologjik në Florida ka lëshuar një alarm, duke sinjalizuar rënien e mundshme të iguanave nga “qielli”.
Për shkak se parashikohet të ketë një ulje të temperaturave, meteorologët i kanë paralajmëruar qytetarët se mund të ketë një “rënie nga qielli” të tyre.
“Nuk është diçka normale që të bien iguanat, por mos u habisni“, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Motit në Florida.
Iguanat, jetojnë mbi pemë të mëdha dhe zbresin në tokë vetëm për të lëshuar vezët, ose për t’u zhvendosur në një zonë tjetër, kur temperaturat ulen.
Ndërkohë qytetarëve u është bërë thirrje që të mos i lëvizin nëse i shikojnë në tokë, pasi mund të bëhen agresive, sepse duken sikur janë të ngordhura, por në fakt janë gjallë.