Politika A e ka takuar Sali Berisha ndonjëherë personalisht Enver Hoxhën?

A e ka takuar Sali Berisha ndonjëherë personalisht Enver Hoxhën?

Sali Berisha ka mohuar që të ketë vizituar ndonjëherë ish-diktatorin Enver Hoxha. Gjithashtu ai tha se nuk e ka takuar asnjëherë atë.

Në një rrëfim të rrallë në emisionin “Opinion”, Berisha pranoi që të kishte pasur oferta për të punuar në Klinikën Speciale, por tha se nëse do ta pranonte do të bëhej thjesht një shoqërues i anëtarëve të saj.

Ish-kreu i PD-së tha se ka vizituar disa anëtarë të Byrosë Politike, por kurrë Enver Hoxhën apo dhe familjen e tij.

Blendi Fevziu: Ka patur komente këto 30 vite që keni punuar brenda Bllokut. A keni vizituar ju udhëheqës të lartë të Partisë së Punës së Shqipërisë në atë kohë?

Sali Berisha: Është e vërtetë që unë kam vizituar anëtarë të Byrosë Politike, disa, Hysni Kapon, Haki Toskën. Por s’kam qenë kurrë mjek i Klinikës Speciale, nuk kam pranuar kurrë të ndërroj borderon nga fakulteti dhe spitali.

Blendi Fevziu: E ke patur si ofertë?

Sali Berisha: E kam patur sigurisht si ofertë, por nuk kam pësuar asgjë për hir të së vërtetës.

Blendi Fevziu: Pse nuk donit të shkonit si mjek në Klinikën Speciale?

Sali Berisha: Unë isha i pasionuar pas të sëmurëve dhe kërkimeve e shkencore. Dhe ajo ishte një lloj shndërrimi në shoqërues. Nuik ishte puna ime ajo. Unë nuk kam pësuar asgjë nga ky refuzim.

Blendi Fevziu: Dhe e fundit kjo, unë nuk kam vizituar kurrë në jetën time Enver Hoxhën, dhe kurrë familja Hoxha s’më ka ftuar ndonjëherë të vizitoj Enver Hoxhën.

Blendi Fevziu: A e keni takuar ndonjëherë personalisht Enver Hoxhën?

Sali Berisha: Mund të jem kaluar kështu, por jo që të flas me të personalisht.

Blendi Fevziu: Personalisht nuk keni folur kurrë?

Sali Berisha: Kurrë, asnjëherë!

Blendi Fevziu: Po me familjen e tij?

Sali Berisha: As me Nexhmijen asnjëherë. Kam pasur një miqësi të padiskutueshme me të renë e tij, Liljana Hoxhën dhe djalin e tij sokol Hoxhën.