Bota Putin uron Biden për fitoren në zgjedhje

Putin uron Biden për fitoren në zgjedhje

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pritur zyrtarizimin nga Kolegji Zgjedhor për të uruar Joe Biden, për fitoren në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kremlini ka publikuar një deklaratë për shtyp, në të cilën thuhet se Putin shpreson të bashkëpunojë me presidentin e ri Biden, dhe bën thirrje që SHBA-ja dhe Rusia të lënë pas mosmarrëveshjet dhe dallimet e tyre për të bashkëpunuar për një botë më të sigurt.

Presidenti rus ishte një ndër liderët e fundit të shteteve të mëdha që nuk e kishte uruar presidentin e zgjedhur të SHBA-së, madje shumë zyrtarë në Rusi kishin kritikuar më herët edhe procesin zgjedhor në Amerikë.