Shëndet A është i nevojshëm përdorimi i kanabisit? Mjekët thonë “Po”

A është i nevojshëm përdorimi i kanabisit? Mjekët thonë “Po”

Sipas një sondazhi të fundit, shumë gra kanë deklaruar se përdornin kanabis për t’u qetësuar nga dhimbjet menstruale, ose dhimbje të tjera që kanë të bëjnë me shëndetin gjinekologjik. Disa studiues nga universiteti i Shëndeti dhe Shkencës në Oregon kanë intervistuar, më shumë se 1000 gra anembanë SHBA-së dhe rreth gjashtëdhjetë për qind e tyre kishin përdorur kanabis, për trajtimin e dhimbjes së menstruacioneve, depresionin dhe ankthin. Pothuajse dy të tretat e grave, që nuk kishin përdorur kanabis kishin deklaruar se, biseda me gratë që e kishin përdorur, i kishte bërë ato të ndryshonin mendje.
Gjetjet, që do prezantohen këtë javë në një konferencë, në Kolegjin Amerikan të Gjinekologjisë, vijnë pasi ekspertët, gjatë gjithë kohës kanë kërkuar një zgjidhje si të ndalohen dhimbjet e rënda menstruale, duke e përcaktuar kanabisin tashmë si një substancë të nevojshme mjekësore.
“Çuditërisht kanabisi po përdoret nga shumë gra, për të qetësuar dhimbjen e menstruacioneve. Jemi habitur kur ato kanë shprehur këtë gjë, pasi në sytë e shumicës e vendeve kanabisi është i paligjshëm,” tha autorja kryesore e sondazhit Katie Alton.
Tetëdhjetë për qind e grave përjetojnë dhimbje në të gjithë trupin e tyre, duke nisur nga barku e duke vazhduar më tej më kofshët, shpinën dhe gjoksin.Ekspertët shprehen se 10 përvoja të tilla intensive, krahasohen me dhimbjet që shkakton një atak në zemër. Gjithashtu, pjesa më e madhe e femrave në botë, nuk gjejnë qetësi edhe me medikamente të ndryshme, duke shtuar faktin se kanë edhe efekte anësore.
Përdorimi i rregullt i Tylenol ose Advil (ilaçet më të përdorura, për dhimbjen e menstruacioneve), mund të irritojnë zorrën e trashë, gjithashtu të përkeqësojnë frymëmarrjen dhe për rrjedhojë edhe dhimbjet e menstruacioneve.
Në deklaratën e shumicës prej grave thuhej, se është më mirë që të ndalohen medikamente të tilla për dhimbje kronike dhe se mund të krijohen alternativa më të mira, kështu që industria e kanabisit duhet të zhvillohet.
Një dyqan me produkte bimore i quajtur Foria, në Kaliforni gjithashtu, ka fituar vëmendjen e ekipit të studiuesve, pasi shet kanabis të dizajnuara si medikamente për të qetësuar dhimbjet e menstruacioneve. Sipas teorisë së pronarit të këtij dyqani, në mitër ka shume endokanabinoide,( një grup qelizash neurotransmetuese që shkaktojnë dhimbje) të cilat qetësohen vetëm nga kanabisi.
Mjeku Johns, në Klinikën Gjinekologjike në Atlanta, shprehet se ndërsa ligjvënësit kërkojnë që zhvillimi i kësaj industrie të ndalet, për mjekësinë po bëhet çdo herë më i nevojshëm.
Ai tregon se në një studim në klinikën e tij, ku rreth 89 pacientë kishin dhimbje kronike të barkut dhe mesit, në moment që kishin përdorur kanabis në formën jo mjekësore, ato nuk kishin pasur të njëjtat dhimbje si më parë.
“Pavarësisht mendimeve të mjekëve, duhet një studim më i hollësishëm, për të vërtetuar saktësisht cilësitë e kanabisit. Unë sugjeroj që të fillojë sa më parë, sepse kanabisi mund të shërbejë si një opsion i trajtimit të ardhshëm për femrat,” shtoi Johns. /DailyMail/