Politika A po shkon Basha me pushime në Mykonos?

A po shkon Basha me pushime në Mykonos?

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në këtë fillim shtatori është nisur për udhëtim. Portali “Lexo.al” ka publikuar një foto ku shihet kryedemokrati Basha, redaksia shkruan se fotoja është shkrepur në avionin e linjës Tiranë-Athinë.

Portali sqaron se Basha është nisur me pushime drejt Mykonos-it, një prej ishujve më të preferuar të turistëve në Greqi.

Nëse është udhëtim pune apo për pushime këtë e sqaron vetëm Basha ndaj demokratëve që po presin fillimin e aksionit opozitar për largimin e Ramës.