Kryesore Adria e Madhe, kontinenti antik i fshehur edhe “poshtë Shqipërisë”

Adria e Madhe, kontinenti antik i fshehur edhe “poshtë Shqipërisë”

Kërkuesit kanë zbuluar një kontinent të fshehur nën tokë, por nuk është Atlantis. Zbulimi është bërë ndërsa po punohej për rindërtimin e evolucionit të rajonit të Mesdheut dhe gjeologjisë komplekse të tij, të përbërë nga male të lartë dhe dete të thellë, nga Spanja në Iran.

Kontinenti i fshehur është quajtur Adria e Madhe, është i madh sa Groenlanda dhe mendohet se është shkëputur nga Afrika veriore për t’u “varrosur” nën jugun e Europës rreth 140 milionë vite më parë.

“Harrojeni Atlantis”, tha Douwe van Hinsbergen, profesor i Universitetit të Utrehtit. “Pa e kuptuar, mijëra turistë kanë kaluar pushimet çdo vit mbi kontinentin e humbur të Adrias së Madhe”. Studimi është botuar këtë muaj në revistën “Gondwana Research”. “Nga kontinenti ka mbetur vetëm një rrip që nis në Torino dhe kalon përmes detit Adriatik për të përfunduar në “çizmen” e Italisë në jug”.

Kjo zonë është quajtur Adria nga gjeologët, çka ka sjellë edhe emërtimin Adria e Madhe për kontinentin e pazbuluar më parë. Pjesa më e madhe e tij është nën ujë, e mbuluar nga deti, barriera koralore dhe sedimente. Këto sedimente formuan më pas shkëmbinj, të cilët u shkëputën nga Adria e Madhe kur kontinenti u zhyt nën Europën jugore. Këto shkëmbinj më pas formuan vargjet malore të këtij territori, Alpet, Apeninet, Ballkanin, Greqinë dhe Turqinë.

Nuk është hera e parë që zbulohet një kontinent i humbur. Në janar 2017, kërkuesit shpallën zbulimin e një superkontinenti që të quajtur Gondwana, i cili ishte shkëputur 200 milionë vite më parë, për të mbuluar nga llava e që tani ndodhet nën ishullit Mauritius në Oqeanin Indian. Ndërsa në shtator 2017, kontinenti i humbur i Zealandias u zbulua pas kërkimeve në jug të Oqeanit Paqësor.