Extra Ai e çoi në Romë për t’i propozuar martesë, por ajo i...

Ai e çoi në Romë për t’i propozuar martesë, por ajo i thotë “JO”! VIDEO nga momenti i sikletshëm

Ndoshta ky është momenti më i sikletshëm i tij në jetë. Një i ri dërgoi të dashurën e tij në Romë, ku kishte përgatitur një surprizë të këndshme që mendohet se të gjithë vajzat e presin me padurim, një propozim të jashtëzakonshëm për martesë.

Mirëpo, ajo me të cilën u përball ishte një surprizë e pakëndshme. E dashura e refuzoi me argumentin se nuk ishte gati për t’u martuar.

“Nuk e prisja këtë. Nuk isha gati. A është kjo arsyeja pse erdhëm në Romë?”, dëgjohet të thotë ajo.

Në fund, djali e pyet për një përgjigje përfundimtare.

“A është po apo jo”, thotë ai, ndërsa vajza i përgjigjet prerë “jo”.

@herclueless Good @Cartier ♬ original sound – herclueless