Aktualitet “Air Albania” ngrihet në qiell brenda marsit

“Air Albania” ngrihet në qiell brenda marsit

Kompania ajrore shqiptare “AIR ALBANIA” do të ngrejë brenda muajit mars avionin e saj, i cili do të fluturojë me kodin shqiptar ZA.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë një interviste ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët, duke theksuar se kodi ZA që do të përdoret në këtë avion, do ta identifikojë atë në qiellin europian si flamur shqiptar.

“’Air Albania’ ka përfunduar shumë nga fazat e detyrueshme për t’u kaluar, testimit, trajnimit dhe licencimit të personelit, gjithçka tashmë ka përfunduar, është bërë edhe marrëveshja financiare midis palëve dhe ka kaluar në mbledhjen e kësaj jave në qeveri, aprovimi i kësaj marrëveshjeje”, tha Balluku.

Sipas ministres Balluku, synimi ka qenë për të krijuar ambient të favorshëm dhe konkurencë sa më të drejtë në tregun shqiptar të aviacionit, sa i takon çmimeve më të lira për bileta fluturimi të qytetarëve shqiptarë.