Aktualitet Aksident i frikshëm në Durrës: Makina përplaset me një karburant, 4 të...

Aksident i frikshëm në Durrës: Makina përplaset me një karburant, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Urës së Dajlanit ku një makinë është përplasur me një karburant.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit i identifikuar si M.Ç, 30 vjeç dhe 3 pasagjerët që e shoqëronin.

Të plagosurit janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.