Aktualitet Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ndërron jetë çiklisti

Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ndërron jetë çiklisti

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Libonik, Maliq.

“Rreth orës 14:55, shtetasi me inicialet A. P., duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka përplasur çiklistin N. S., 65 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq, i cili u dërgua në spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.