Aktualitet Aksident në Berat, 53-vjeçari përplaset nga dy mjete dhe gjen vdekjen në...

Aksident në Berat, 53-vjeçari përplaset nga dy mjete dhe gjen vdekjen në asfaltin e rrugës

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme, 28 dhjetor në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë.

Kastriot Rrënja, 53 vjeç, banor i këtij fshati duke kaluar me vrap nga njëra anë e rrugës në tjetrën, është përplasur nga dy mjete.

Ka qenë mjeti i parë tip “Skoda” që e ka goditur me pasqyrë dhe më pas, pas rënies së tij në tokë, mjeti tip “Mercedez Benz” e ka shtypur dhe tërhequr zvarrë mbi asfaltin e rrugës.

53-vjeçari ka gjetur vdekjen në vend dhe është transportuar me ambulancë drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që po punojnë për zbardhje e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit të rëndë me vdekje.