Aktualitet Aksidentohet Albin Kurti, makina e tij përplaset me atë të policisë

Aksidentohet Albin Kurti, makina e tij përplaset me atë të policisë

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti është përfshirë në një aksident në rrugën e Rinasit, ku për fat të mirë nuk ka pësuar lëndime.

Mësohet se makina me të cilën po udhëtonte Kurti është përplasur me një nga automjetet e policisë.

Ju kujtojmë se Kurti ndodhet në Tiranë për të festuar fitoren e tij në zgjedhjet e Kosovës.