Ambasadori Donald Lu ngriti akuza tepër të forta kundër Prokurorisë së Përgjithshme. SHBA ka më shumë se 1 muaj e gjysëm që kanë ndaluar hyrjen e kryeprokurorit në vend. Ambasadori Donald Lu deklaroi se prokurori është kundër reformës në drejtësi, është njeriu që nuk e do këtë reformë. Më pas, ambasadori deklaroi në një tejtër aktivitet që këta politikanë do vjedhin votat, dhe që njerëzit e politikës komandojnë drejtësinë.
Të ftuar në studion e “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në News24, analistët folën lidhur me këtë ngjarje.
Andi Bushati: Suprizat në këtë rast nuk janë deklaratat e Lu-së i cili ka qenë i ashpër me të gjithë për të thënë ato që mendonte. Supriza është prokurori dhe qëndrimet e tij. Ky është lajmi që bën çudi sot
Rakipi: Prokurori është anatemuar si njeri i zgjedhur i qeverisë së kaluar, dhe që po u shërben atyre, cili është opinioni juaj
Mero Baze: Nuk duhet të përdorim terma ekstreme. Llala u ka mbetur besnikë atyre që e kanë zgjedhur, që do të thotë se u ka ruajtur nderin. Po të shohim prokurorët nga viti 92’ e sot janë të përfshirë politikisht. Ky është i vetmi prokuror me rol “prifti” që ishte më i fokusuar tek mosndëshkueshmëria.
Armand Shkullaku: Më interesante është përplasja mes tyre. Gjeneza e kësaj përplasje, guxim do e quaja unë, që Prokuroria ka dalë hapur me akuza të rënda kundrejt ambasadorit amerikan. Nëse vërtetëohen akuzat e prokurorisë atëherë SHBA duhet të shpallë nongrata vetë ambasadorin, por nëse këto akuza janë si kundërpërgjigje e ambasadorit, atëherë duhet të shkarkohet prokurori, pasi këto fjalë janë akuza të forta. Problemi që ka ambasada me këtë qëndrim është që nuk mund të bësh edhe goditësin e sistemit të drejtësisë, dhe kujdestarin e qeverisë, ndërkohë që ka pasur padi kundra anëtarëve të saj për korrupsion.
Rakipi: Do ishte e çuditshme nëse në një vend të Europës të ndaloheshin vizat e zyrtarëve të prokurorisë. Besoj e ka lejen…
Baze: Bëhet për vizën diplomatike, jo për vizë të zakonshme.
Bushati: Ne bëjmë sikur bëjmë reforma, por në fakt listat i bëka Ambasada si në kohë të komunizmit.
Baze: Ambasada amerikane thjeshtë ka bërë detyrën e saj.
Bushati: Kjo nuk është thjeshtë cështje konsullore, sepse njëri është i dyshuar dy vite para dhe t’i ja heq vizën para vettingut kjo është çështje tjetër.
Baze: Nuk është kolektive, ka arsye për çdo person.
Rakipi: Deklaratat e Prokurorisë ishin të ashpra. Që ambasada kishte bërë disa shantazhe, për Bankers Petrolium apo dhe për disa dosje….
Artan Hoxha: Është prokurori më i vështirë për të gjetur lajm. Sot çuditi të gjithë dhe doli. Nuk më duket si e Llallës ajo deklaratë. Thuhej: “këto janë shantazhe tipike sorosiane….”. Do të jetë ndonjë peshk i madh aty brenda, nuk mendoj se e ka thënë Llala. Tjetra thuhet “arsyeja pse Lu e bëri këtë lidhet me përfitime personale”. Që ta bësh këtë deklaratë duhet të kesh prova. Kemi dhe një detaj tjetër, SHBA ka lejuar të qëndrojë ish-Shefin e shtabit të Shqipërisë të dënuar në Shqipëri. Nëse kapet ai në vend tjetër, ekstradohet. Letra e sotme i drejtohet Presidentit të Shqipërisë dhe kryetarit të Kuvendit. Ambasada amerikane ka mbështetur disa herë, kur prokuroria arrestoi Shullazin, apo kur ndodhi ngjarja e përjashtimit të deputetëve dhe kryetarit të Bashkisë. Ambasada amerikane ka sjellë prokurorë që rrinë si asistentë të Prokurorisë në Tiranë. Lu tha Llalla ka 18 muaj që e ka penguar reformën.
Andi Bushati: Gjithë kundërshtarët e qeverisë sot thonë në Uashington fitoi Trump, Lu ishte i Sorosit, prandaj mbështeste Ramën. Duhet të shohim si fajtor Prokurorin,
Artan Hoxha: Ambasadori amerikan në Tiranë është sulmuar si përfaqësues i Sorosit. Kam komunikuar me disa gjyqtarë që ju është hequr viza, dhe janë kërkuar në zyrën e konsullatës. I kanë kanceluar pasaportën pa i dhënë shpjegime.