Extra Akuzoi ish të dashurën si tradhëtare, Veleshnja mohon gjithçka: I kërkoj falje

Akuzoi ish të dashurën si tradhëtare, Veleshnja mohon gjithçka: I kërkoj falje

Aktori Rezart Veleshnja që ishte për gjithë ditën sot në qendrën e një vorbulle të madhe, ku citohej nga Instagrami i tij, sikur kishte shfryrë për ish të dashurën, duke e akuzuar për disa tradhëti, ka folur rreth gjysmë ore më parë, duke hedhur poshtë gjithçka.

Ai ka sqaruar në Instagram, përmes një videoje, se gjithçka ishte fryt i një hakerimi që i kanë bërë faqes së tij.

Ai shprehur keqardhjen për çfarë ka ndodhur, dhe është munduar të vërtetojë që nuk ka qenë në Shqipëri kur e gjitha kjo ka ndodhur, por në udhëtim jashtë vendit, saktësisht në SHBA.

Ai thotë se gjendet aktualisht në Uashington.

Ai ka postuar në video në Instastory, duke i fshirë të gjitha të mëparshmet, ku thotë se profili i tij ishte hakuar dhe se nuk lidhje me ato publikime.

Ai deklaron se këtë çështje do t’ia kalojë policisë dhe prokurorisë.

“Mua ma kanë hakuar faqen, nuk e di pse mi kanë bërë këto pisllëqe… i kërkoj shumë falje, megjithatë, Instagrami ishte hakuar. Nuk e di kush janë këta dashakeqës, por nëse i gjej, u kam lënë Allahun dhe policinë. Na falni për shqetësimin se mund të ketë pasur edhe ofendime. Tani po i shoh, po mi sjellin njerëzit disa gjëra. Ma kanë bërë këtë lojë, por kësaj radhe do ta kalojë në prokurori se nuk bëhet më kështu. Nuk e kuptoj interesin e këtyre njerëzve. Turp i madh”, thotë ai ndër të tjera.

Rezart Veleshnja on Vidnews.