Politika Albin Kurti drejt Tiranës për ndeshjen e Kombëtares: Forca djema, Europiani po...

Albin Kurti drejt Tiranës për ndeshjen e Kombëtares: Forca djema, Europiani po na pret

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të ndjekë sot në Tiranë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti ka njoftuar se po vjen drejt Shqipërisë së bashku me Lulzim Jasharin, të birin e Adem Jasharit.

“Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret”, shkruan Kurti në Facebook.