Bota ‘Albin Kurti kryeministër’! Nuk ka koalicion Vetëvendosje-LDK

‘Albin Kurti kryeministër’! Nuk ka koalicion Vetëvendosje-LDK

Dy partitë më të mëdha opozitare në Kosovë duket se u kanë dhënë fund bisedimeve për t’u bashkuar në një koalicion parazgjedhor, pasi as Lidhja Demokratike e Kosovës dhe as Lëvizja Vetëvendosje nuk janë të gatshme të lëshojë postin e kryeministrit.

Një ditë pasi LDK-ja ka nominuar Vjosa Osmanit si kandidate për kryeministre, deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Svelça dhe një nga njerëzit më të afërt të Albin Kurtit, ka hedhur poshtë aleancën me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sipas Svelçës, emërimi i Osmanit pa u konsultuar me Vetëvendosjes ishte një veprim “tinëzar” i LDK-së dhe tregon se ajo nuk dëshiron koalicion parazgjedhor.

Vetëvendosja bëri maksimumin, duke mos paragjykuar as emrin e kandidatit për kryeministër, në mënyrë që gjithçka të vendosej së bashku nga VV e LDK, por me vendimin e pakoordinuar dhe tinzar për të nxjerrë kandidat për kryeministër, LDK tregoi se nuk dëshiron koalicion parazgjedhor. Kjo sjellje e LDK vazhdon prej një viti, me hezitim e mos-sinqeritet përballë kërkesave transparente e publike të VV për bashkëpunim. Dhe është pikërisht kjo tinëzari e LDK që e ka zvogëluar këtë subjekt 10% më pak në sondazhe brenda një viti”, shkruan deputeti i Vetëvendosjes.

Sipas Svelças, Vetëvendosja është e patundur për të kandiduar me Albin Kurtin si kryeministër, të cilin e konsideron s politikanin më të votuar dhe më të mbështetur në Kosovë.