Kryesore Ambasadorja franceze në Tiranë: Franca nuk i ka mbyllur dyert e BE...

Ambasadorja franceze në Tiranë: Franca nuk i ka mbyllur dyert e BE për Shqipërinë

Ambasadorja e Francës, Christina Vasac, ka folur nga Elbasani në lidhje me refuzimin e Francës për çeljen e negociatave nga BE me Shqipërinë. Vasac tha se refuzimi nga ana e Francës, për hapjen e negociatave, nuk i mbyll dyert e Europës, Shqipërisë.

“Nuk i janë mbyllur dyert Shqipërisë, së shpejti është samiti Zagrebit dhe Kroacia ishte vendi fundit në anëtarësim, Kroacia do kryesojë Këshillin e Evropës”, tha Vasac.

E pyetur se nëse do të ketë një vendim të rëndësishëm në këtë samit, Vasac tha: “Franca dhe presidenti Francës janë shprehur qartë  për mbështetjen që do ti japi Shqipërisë dhe vendeve kandidate. Duhet të kemi parasysh që gjithë vendet e BE do marrin vendim, dhe për këtë duhet një vendim unanim, refuzimi është çështje e përkohshme. Shqipëria ka bërë shumë përparime por ka ende shumë punë për të bërë.