Kryesore Ambasadorja Kim vlerëson zgjedhjen e anëtarëve të KED: I hap rrugën përfundimit...

Ambasadorja Kim vlerëson zgjedhjen e anëtarëve të KED: I hap rrugën përfundimit të Gjykatës Kushtetuese

Një ditë pas zgjedhjes së kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe anëtarëve të tij, ka reaguar edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim. Në një postim në rrjetet sociale ambasadorja e vlerëson si transparent procesin dhe shprehet se veprimi i djeshëm i hap rrugën përfundimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit 2022. Ambasadorja nxit institucionet që të zbatojnë reformën në drejtësi pavarësisht pengesave.

“Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon. Më vjen mirë që zyra e Presidencës (në bashkëpunim me KLGJ, KLP, Avokatin e Popullit & të tjerë) zhvilloi dje në mënyrë transparente shortin për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Gjykata Kushtetuese arriti kuorumin 1 vit më parë, i cili i mundësoi funksionalitetin. Veprimi i djeshëm i hap rrugën për përfundimin e Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit 2022. Ne nxisim të gjitha institucionet e përfshira të ecin përpara, pavarësisht pengesave, për të zbatuar reformën në drejtësi”, shkruan Kim.