Aktualitet Ambasadorja Yuri Kim vizitë në SPAK, takim me Altin Dumanin dhe prokurorë...

Ambasadorja Yuri Kim vizitë në SPAK, takim me Altin Dumanin dhe prokurorë të tjerë

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim zhvilluar mëngjesin e kësaj të enjteje, një vizitë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Mësohet se ajo po zhvillon një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani, si dhe prokurorët e tjerë të Prokurorisë së Posaçme.

Kjo është vizita e parë e Kim në Prokurorinë e Posaçme që pas zgjedhjet të kreut të ri të saj, Altin Dumani, në muajin dhjetor.

Kujtojmë se Kim luajti një rol aktiv në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, ku monitoroi vetë nga afër procesin e mbajtur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.