Bota Amerikanët dhe rusët vendosin të bashkëpunojnë për koronavirusin

Amerikanët dhe rusët vendosin të bashkëpunojnë për koronavirusin

Shkencëtarët amerikanë dhe ata rusë do të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për kërkimin e kurave për koronavirusin.

Presidenti i Akademisë së Shkencave të Rusisë, Alexander Sergeev dhe Kreu i Akademisë së Shkencave të SHBA-së, Marcia McNatt, kanë nënshkruar një protokoll mbi bashkëpunimin në fusha të ndryshme që kanë lidhje me Covid-19.

Ky protokoll bashkëpunimi, që është përpiluar për 4 muaj, parashikon bashkëpunimin në studime virologjike dhe epidemiologjike, studime mbi metodat e diagnostikimit dhe kurimit të virusit, simulime mbi përhapjen e tij, studime mbi ndikimin e koronavirusit në aspektin ekonomik dhe shoqëror, si dhe rritjen e biosigurisë.