Politika Arrestimi i Balilit, reagon Sandër Lleshaj: Sa keq për opozitën, ka llogari...

Arrestimi i Balilit, reagon Sandër Lleshaj: Sa keq për opozitën, ka llogari të hapura edhe me drejtësinë në botë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në lidhje me arrestimin e Kelmend Balilit, i konsideruar si ‘Eskobari i Ballkanit’ në trafikun e drogës.

Lleshaj vë në dukje se Balili ka llogari të hapura jo vetëm me drejtësinë shqiptare, por edhe atë të vendeve të tjera. Sipas tij është keq për opozitarët që përqeshin dhe partnerët, të cilët duartrokasin.

‘Për ata që janë hutuar nga arrestimi i Balilit dhe mundohen të hutojnë të tjerë: Mirëkuptim për mizën nën kësulë, por Balili ka llogari të hapura jo vetëm me drejtësinë shqiptare, po edhe atë të vendeve të tjera. Sa keq, opozitarët përqeshin, partnerët duartrokasin!, shkruan Lleshaj në ‘Twitter’.