Aktualitet Me drogë dhe fëmijët në makinë, kapet shqiptarja në Greqi (EMRI &...

Me drogë dhe fëmijët në makinë, kapet shqiptarja në Greqi (EMRI & FOTO)

Një 25-vjeçare shqiptare, e cila udhëtonte drejt Greqsë së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, është arrestuar nga policia helene në Igumenicë, pasi në mjetin që drejtohej prej saj, janë gjetur mbi 35 kg marijuanë.

Në bagazhin e makinës së vajzës nga Saranda u gjetën 33 pako marijuanë.

Shtetasja e ndaluar nga policia greke është identifikuar si Kostandina Mata, 25 vjeç.

Dyshohet se e reja ishte furnizuar me drogë në tokën greke, pasi droga mund të jetë futur nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë, e më pas ishte vendosur brenda mjetit të 25-vjeçares, për t’u nisur drejt destinacionit final.

Ndërkohë, mësohet se Konstandina Mata është pronare e një kantine vere në qytetin e Sarandës.