Aktualitet Arrestohen 2 vëllezër, morën me forcë 15-vjeçarin në makinë pasi dyshonin se...

Arrestohen 2 vëllezër, morën me forcë 15-vjeçarin në makinë pasi dyshonin se iu kishte vjedhur një shumë parash

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e Policisë pasi me vetëgjyqësi kanë marrë me forcë në makinë një të mitur 15-vjeçar për të cilin dyshonin që u kishte vjedhur një shumë parash në banesën e tyre në datën 10 Tetor të këtij viti.

Banesa e vëllezërve F.H. 33 vjeç dhe A.H. 30 vjeç ndodhet në fshatin Drenovicë, Dimal.

15-vjeçari është proceduar penalisht për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.