Aktualitet ARRSH: Ndalohet qarkullimi i mjeteve që udhëtojnë nga Tirana drejt Peshkopisë dhe...

ARRSH: Ndalohet qarkullimi i mjeteve që udhëtojnë nga Tirana drejt Peshkopisë dhe anasjelltas nesër dhe pasnesër

Në datën 29 dhe 30 shtator nga ora 09:00-14:00 do të ndalohet qarkullimi i mjeteve që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ndalimi i qarkullimit të mjeteve do të bëhet në kuadër të vazhdimit të punës me shtrimin e shtresave asfaltike.

ARRSH kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve për të marrë masat e nevojshme për të evituar qarkullimin në këtë segment të Rrugës së Arbrit, përgjatë këtyre intervaleve kohore.